Rritja drastike e çmimeve, Berisha ka një thirrje të fortë për qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Bordi i Transparencës po ju pi gjakun shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, për situatën e rënduar ekonomike.

Ai shtoi se çmimet në Shqipëri janë rritur si në asnjë vend tjetër dhe ftoi që shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme.

“Pandemia mori në këtë vend më shumë jetë se në çdo shtet tjetër të Evropës. Çmimet janë rritur këtu më shumë se në çdo vend tjetër dhe zgjidhja e vetëm është ajo komuniste e bordeve.

Si mund të pretendohet të zëvendësohen bordet rregullatore me borde vampire që janë ngritur me vendim qeverie për tu pirë gjakun shqiptarëve. A përfaqësoni ju qytetarët? Si ka mundësi të ngrohet ish ministri i Bujqësisë dhe të thotë se fermerët po eksportojnë.

Duman mos në ndërpre fjalën se i kam këtu unë. (ndërhyn Taulant Balla)

Ju që flisni se janë rritur eksportet shkoni në Myzeqe. Jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve të ngrihemi. Më thoni mua. A mund të ndodhë, tani keni nxjerrë një ligj tjetër që do e sillni dhe qesh kjo mbrapa paçka se vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Ti duhej të jepje dorëheqje dhe te Dumani e kishe vendin. Ke dhënë tendera sekrete.

Prandaj thirrja ime qytetarë është që të ngrihemi në protestë fuqishëm”, tha Berisha.

Kujtojmë se inflacioni në Shqipëri ka shkuar në 6,2 %, më i larti i viteve të fundit./albeu.com/