Arrestohen shpërndarësit e drogës në Durrës

Shisnin kokainë në lokalet e natës në zonën e plazhit, arrestohen dy persona në Durrës.

Policia u ka sekuestruar të arrestuarve  një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.

Njoftimi Policise

Finalizohet pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shisnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Durrësit dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është organizuar dhe është finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Qindra”.
Në bazë të provave të siguruara nga hetimi, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. M., 25 vjeç dhe E. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Xhavzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza, automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 14:27