U bllokua në kanionet e Gramshit, dalin pamjet e shpëtimit të 43-vjeçarit nga forcat RENEA

Policia e shtetit ka publikuar videon nga momenti ku forcat RENEA shpëtuan sot 43-vjeçarin nga Bleshi, Andrea Dervishi që kishte mbetur I bllokuar që prej ditës së djeshme, në kanionet e Gramshit.

Operacioni i evakuim-shpëtimit nga forcat speciale Renea u zhvillua në një terren shumë të vështirë.
43-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se 43-vjeçari ka zbritur me litar rreth 80 metra lartësi duke menduar që do dalë poshtë në kanion, por litari nuk ka mjaftuar dhe ka mbetur mes dy shkëmbinjve.

“Pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, u nisën në ndihmë të tij shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan dhe shërbimet zjarrfikëse.

Për shkak të errësirës dhe terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja në kanione mbrëmjen e djeshme ishte e pamundur.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea.

Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
Shtetasi A. D. që kishte mbetur në kanione ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të ti”, njofton policia./albeu.com/