Gjendet i vrarë një 58 vjeçar në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se një 58 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Policia njoftoi se rreth orës 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë, një 58 vjeçar me inicialet Q.G, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 15/02/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori