E FUNDIT/ Gjendet i vdekur në servis makinash i riu nga Fieri
Një 31-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në një servis makinash në lagjen "Sheq i Vogël".

I riu është identifikuar si Edi Ikonomi. Trupi u gjet nga pronari i servisit, ku ishte i punësuar edhe viktima.

Shkak për vdekjen e 31-vjeçarit dyshohet të ketë qenë infarkti, por policia është duke hetuar edhe pista të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.
Shtuar më 26/04/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori