Gjendet i pajetë trupi i një 68-vjeçari brenda një garazhi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari me inicalet P.B., u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mednohet se ka kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupit e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2020, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori