Gjendet gomonia e mbytur përballë Sazanit, çfarë ndodhi me drejtuesit
Një gomone është gjetur e përmbytur në det të hapur 10 milje përballë Sazanit gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Nuk dihen shkaqet se përse gomonia ka qenë në det në atë orë të vonë të natës, por të dhënat e para të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalë për trafik lëndësh narkotike.

Mësohet se në ndihmë të tre personave që gjendeshin në gomone ka ardhur Guardia di Finanza, e cila i ka marrë ata në pyetje. Deri më tani, asnjëri prej drejtuesve të gomones nuk kanë treguar se përse ndodheshin në det.

Shtuar më 22/10/2018, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori