E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen rëndë një burrë dhe një grua
Gjendet e pajetë në kasolle 39 vjeçarja në Vlorë
Një grua është gjetur e pajetë në një kasolle në Vlorë ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçarja dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Në një informacion paraprak blute e Vlores bejne me dije se:

Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë shtetësia E.T., 39 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2019, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori