Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Gjenden paratë e grabitura në Rinas
Hetuesit sigurojnë provën e fortë që lidh të arrestuarit me grabitjen në Rinas përmes gjetjes së prerjeve 50 euro me numra të njëjtë serie me ato që grupi i Admir Muratajt rrëmbeu nga barku i avionit disa muaj më parë në aeroportin e vetëm të vendit.

Report Tv raporton se se disa prej të arrestuarve për grabitjen e Rinasit u janë gjetur para të cilat korrespondojnë me ato të marra në pistë.

Prerjet janë 50 euroshe dhe kane nr serie të njëjta me ato që bankat do dërgonin jashtë vendit.

Deri më tani janë gjetur rreth 400 mijë euro nga totali i grabitur, një pjesë e të cilev korrepondojnë me paratë e marra nën kërcënimin e armëve më datë 9 prill në Rinas.

Tashmë prokuroria ka në dorë provën më të fortë që lidh grupin e të arrestuarëve me akuzën e grabitjes me ngjarjen.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.
Shtuar më 20/08/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori