Vuçiç i hedh benzinë zjarrit, arrestohen në mënyrë të mistershme policët e Kosovës (FOTO)

Mediat serbe shkruajnë se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”, sipas tyre.

“Novosti”, mediaq e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç thotë që vetë kreu i shtetit është njoftuar me urgjencë për këtë rast.

Sipass tyre, “me marrjen e informacionit ka falënderuar mikpritësit e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.

Autoritetet e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

 


Shtuar 14.06.2023 14:42