Futet për t'u larë, pushuesi në Shëngjin mbytet në det
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit pasditën e sotme.

Mësohet se një pushues është mbytur.

I moshuari nga Kosova ishte futur për t’u larë në det dhe ka dalë i pajetë nga ujërat e Adriatikut.

Ai mësohet se kishte ardhur për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa fatkëqësisht kthehet i pajetë në vendin e tij.

Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Shtuar më 01/07/2020, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori