Furtunë në policinë e Vlorës, shkarkohen e pezullohen 22 shefa e punonjës
Lëvizje të mëdha kanë ndodhur në Policinë e Vlorës.

Bëhet fjalë për 22 pezullime nga detyra të punonjësve të komisariateve respektive Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

Në radhët e tyre nga burimet bëhet me dije se ka edhe shefa të lart.

Urdhëri ka mbërritur nga drejtoria e Përgjithshme në Tiranë teksa sërish burimet nga blutë e Vlorës shprehen se kontrollet për parregullsi do të vijojnë teksa gjashtë prej tyre mendohet të jenë shkarkuar përfundimisht nga detyra.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se mund të ketë madje shkarkime të përhershme nga detyra të këtyre personave apo edhe të tjerëve që identifikohen me shkelje. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2020, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori