Furgoni plot me pasagjerë bie në humnerë në Qafë Thanë
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash.

Policia bën të ditur se një mjeti fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humner.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 17/11/2018, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori