FNSH rrethon edhe rivalët e Çapjave në Elbasan, ka shumë arrestime
Pëlqej
FNSH dhe Forcat Operacionale janë duke kryer një aksion të gjerë aktualisht në Elbasan duke ushtruar kontrolle të shumta në zona ku spikasin elementët kriminalë.

Mësohet se janë duke u kryer kontrolle në lagjen "Emin Matraxhiu", ndërsa janë arrestuar disa persona, njëri prej tyre pjestar i fisit Çapja në Elbasan.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se në rrethim janë edhe grupe të tjera kriminale në zonë, përfshi rivalët e Çapjave, mes të cilëve ka patur mjaft përplasje gjatë kohëve të fundit.

Operacioni është në vijim dhe pritet që në orët në vazhdim të ketë një raport të përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi të. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori