FNSH në aksion, tronditet Saranda nga të shtënat e armëve
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbremëjn e sotme në Sarandë duke tronditur qytetarët.

Krismat e armëve u dëgjuan në kodrën mbi rrugën nr 5, të qytetit të Sarandës, e njohur ndryshe si "Kodër Gjashtë".

Dyshohet se është qëlluar me disa armë, pistoletë dhe kallashnikov.

Nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, që ka tronditur qytetin bregdetar si dhe pushuesit e shumtë.

Policia e Sarandës dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Çuditërisht, deri tani nuk janë gjetur as gëzhojat e plumbave, sikurse as autorët. Paraprakisht raportohet se pas një sherri është qëlluar në ajër.

Pritet që të sqarohen rrethanat e ngjarjes, si dhe identifikimi i personave përgjegjës. Nuk raportohen deri tani të lënduar.
Shtuar më 06/08/2020, ora 22:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori