Erdhi nga Italia, sillet në gjendje të rëndë me barrelë shqiptari (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Shqipëri kanë mbërritur nga Italia 120 shqiptarë.

Por si duket dicka nuk ka shkuar mirë, pasi njëri prej tyre ka ardhur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai është fotografuar në barrelë, dhe ka ardhur ambulanca për ta shoqëruar në spital.

Rikujtojmë se Italia është epiqendra e koronavirusit në Europë, me një shifër tragjike, mbi 10 000 të vdekur deri më sot. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2020, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori