Ekzekutoi dy vëllezërit, policia identifikon në kohë rekord autorin dhe blindon zonën
Mbrëmjen e sotme Kruja është tronditur pasi dy vëllezër në moshë të re, 34 dhe 24 vjec janë ekzekutuar me armë zjarri.

Viktimat janë shtetasi Gramoz Bardhi dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç, ndërkohë policia në kohë rekord bën me dije se ka identifikuar autorin i cili tashmë është në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Kruja.

Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën

Gjëndet makina e autorit të dyshuar të vrasjes.

Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit .

Vijon krehja e zonës.

Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori