Nga nisja e luftës e deri më sot, Ukraina bën bilancin: Ky është numri i rusëve që kemi vrarë

Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt që nga nisja më 24 shkurt, bëhet me dije se rreth 34,430 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Ukrinform thotë se këtë e ka bërë të ditur ushtria e Kievit, sipas të cilës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë rreth 200 ushtarë.

Në përditësimin e saj për humbjet e pësuara nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar 183 helikopterë dhe 620 dronë.

Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,504 tanke ruse, 756 artileri, 3,632 automjete transporti të trupave të blinduara, 137 raketa lundrimi dhe 14 anije.