Një efektiv i FNSH u ekzekutua mëngjesin e sotëm në makinën e tij në Lezhë.
26 vjeçari Xhulio Prela banonte në Rrile dhe ishte duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit.
Në superstradën Milot – Lezhë në afërsi të Gajushit, mendohet se është qëlluar nga një automjet tjetër.
Burime bëjnë me dije se automjeti është identifikuar nga policia. Sakaq në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 08:04