E FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, nipi ther për vdekje gjyshin e gjyshen
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësojmë se një i ri ka qëlluar me thikë gjyshen dhe gjyshin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në zonën e njohur si “Fresku”. Mësohet se të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në  rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori