E rëndë në Tiranë, 32-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi në kushte të rënduara psikologjike në banesën e tij ka prerë damarët e duarve.

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi L.I., dhe ngjarja ka ndodhurbanesën e tij në lagjen “Komuna e Parisit” .

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 10/11/2020, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori