Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë
Pëlqej
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës.

Burimet bëjnë me dije se viktima është 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Mësohet se Hodo është kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia bën me dije se është identifikuar autori i vrasjes, dhe ai është shtetasi A.D 43 vjeç nga fshati Gumenicë.

Përditësim:

Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar autorin e vrasjes së Fatmir Hodos. /albeu.com/




Shtuar më 09/11/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori