E rëndë në Fier, vdes tragjikisht 31-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur KallmVogëlFier.

Burime nga policia bëjnë me dije se një shtetas 31-vjeçar ka humbur jetën pasi duke drejtuar zetorin ka pësuar aksident.

"Në datën 19.09.2018, rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier ,shtetasi E.K, 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier"- njofton policia. /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2018, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori