E rëndë në Elbasan, punëtori humbet këmbën gjatë punës
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një 62-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda gjatë punës, duke prerë njërën nga këmbët.

Burimet bëjnë me dije se punëtori ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa i aksidentuari është shtetasi Naim Derstila, nga Gjinari.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Shtuar më 21/11/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori