Lavrov bën deklaratën e papritur: Rusia e gatshme të negociojë për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov shprehet se pala ruse është e gatshme të takohet me kardinalin Matteo Zuppi, i dërguari papal për zgjidhjen e Ukrainës dhe presidenti i Konferencës së Peshkopëve Italianë, për të diskutuar krizën ukrainase, shkruan media ruse TASS.

“Vatikani po vazhdon përpjekjet e tij. I dërguari i papës do të kthehet [në Rusi] së shpejti. Ne jemi gati të takohemi me këdo, jemi gati të bisedojmë me këdo,” tha ai në një tryezë të rrumbullakët mbi zgjidhjen e krizës ukrainase.

Kryediplomati kujtoi se Rusia ka zhvilluar takime për Ukrainën me përfaqësues të Turqisë, të cilët gjithashtu kanë ide të ndryshme.

“Ne vlerësojmë përpjekjet jopublike të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, para së gjithash, në organizimin e shkëmbimit të robërve të luftës”, shtoi ai.


Shtuar 15.09.2023 21:47