E moshuara ndërron jetë në spital pasi u rrëzua në rrugë, nuk dihet identiteti
Një 85-vjeccare ka humbur jetën në Spitalin e Traumës ditën e sotme, pas dëmtimeve të marra nga rrëzimi në rrugë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi ditën e sotme tek “Komuna e Parisit”, ku e moshuara pasi ishte rrëzuar në rrugë ishte dërguar menjëherë në spital, por nuk mund të mbijetonte.

Trupi i saj është në morgun e spitalit, dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë familjar i saj.

“Është , rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë dhe u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetsore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia, ka ndërruar jetë.

Është , rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.
Shtuar më 19/07/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori