E hënë e zezë, një tjetër viktimë nga aksidentet rrugore
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale në Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi, ndërsa është plagosur Erlind Hysenaj, i cili ishte drejtues i makinës.

Njoftimi i policise:

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në fundjavën që lamë pas ka pasur një numër shumë të madh aksidentesh me pasoja të rënda, ku vetëm në Tiranë humbën jetën 3 17-vjeçarë, në Bërzhitë dhe në rrethrrotullimin pranë TEG-ut
Shtuar më 11/11/2019, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori