Dy raste të reja me COVID 19 në Shkodër, 15 të dyshuar
Konfirmohen edhe dy raste pozitive me COVID 19 në Shkodër, ndërkohë priten analizat për 15 të tjera.

Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në Shkodër shkon në 33.

Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.

Janë marrë 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid -19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi.

Monstrat janë dërguar në ISHP, se bashku me 2 mostra të tjera të dërguara nga SR sot në mëngjes, gjithsejt janë 17 mostra.

Për dy prej tyre kanë ardhur përgjigjet mbrëmjen e sotme, ku janë konfirmuar pozitivë, Në orët në vijim pritet të mbërrijnë rezultatet e analizave për 15 të tjerët.
Shtuar më 04/04/2020, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori