Dy plumba mbi shkodranin, zbardhet motivi banal i ngjarjes së rëndë në Shkodër

Zbardhet plagosja me armë zjarri e shënuar pasditen e sotme në Shkodër.

Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak për shkrepjen e armës është bërë një konflikt pronësie.

Gjithçka lidhur me një gurore në fshatin Zeus, për pronësinë dhe shfrytëzimin e saj, e pasuar me konflikte prej disa kohësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10 të kësaj të marte, në afërsi të Urës së Bunës, ku u plagos armë zjarri pistoletë Gëzim Bici, rreth 50 vjeç, i cili ishte duke ecur.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes.

Bëhet fjalë për një shtetas me iniciale B.I., me banim në Shkodër, hetimet ndaj të cilit janë në vijim.



Shtuar më 28/04/2020, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori