Në orët e mbrëmjes, janë
aksidentuar dy punëtorë të minierës së
Kromit në Bulqizë.
Policia sqaroi se rreth orës 20.50 kanë marrë informacion se në minierën e
kromit në qytetin e
Bulqizës, janë
aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.
Pas aksidentit, raportohet se të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku pasi u është dhënë ndihma mjekësore, janë jashtë rrezikut për
jetën.
Një grup hetimor është ngritur dhe po heton ngjarjen.
Në minierat e
Bulqizës, ku operojnë disa dhjetëra operatorë privatë, shpesh herë punëtorët janë përballur me incidente të rënda, ku disa kanë humbur edhe
jetën.
Shtuar më 06/01/2020,
ora 22:08