Dy diplomatët rusë shpallen “non grata” në Shqipëri
Dy diplomatë rusë janë shpallur non-grata në Shqipëri.

Mësohet se ky vendim tashmë i është transmetuar ambasadorit rus Karpushin.

Sipas MEPJ, veprimtaria e dy diplomatëve ka qenë jo sipas tastusit të tyre.

Emrat e diplomatëve akoma nuk janë bërë të ditur.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori