E FUNDIT/ Dritan Haxholli u fut në kurth? Detaje të reja nga krimi në Kavajë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kavajë kunë banesën e një nëne të tre fëmijëve u vra një shtetas dhe u plagos një polic.

Krimi i pasionit në Kavajë që u paraqit në fillim si një vrasje pas një konflikit të çastit mund të jetë dhe një ngjajre e mirë menduar. Prokuroria prej ditës së vrasjes deri sot ka mbledhur prova dhe dëshmi, ku janë rritur dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

Sipas Prokuororisë mësohet se Mardisa Qajta është molla e sherrit dhe Bledar Toçi nuk ka qëlluar për vetëmbrojtje mbi Dritan Haxhollin, kjo pasi mbi policin rëndojnë dy akuza, “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Zanafilla e ngjarjes mësohet të ketë qenë shumë e herëet, por pasditen e 9 tetorit, Marsida Qatja i ka kërkuar ndihmë policit, që të largonte Dritan Haxhollin, për problemet që i sillte.

Por dhe pse ka dashur që ta largojë dyshimet jaën së Marsida ka futur në kurth Haxhollin, pasi atë natë e ka thirrur në banesë, ndërkohë që për këtë gjë ka pasur dijeni dhe polici Bledar Toçi.


Ata janë përplasur me njëri-tjetrin në banesë dhe Policia është njoftuar gati një orë pasi ndodhi ngjajra. Të gjitha këto detaje të zbardhura nga Prokuroria tashmë , tregojnë se krimi ka qenë dhe një kurth për Haxhollin dhe ka pasur një plan mes Qatjas dhe Toçit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.
Shtuar më 12/10/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori