Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme
Ishh-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha mësohet se ka dhënë dorëheqjen ka posti si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kështu fusha ka dalë jashtë radhëve të sistemit të Drejtësisisë.

Burimet thonë ai ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por mëgjthatë arsyet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura.

Letra:
Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë./albeu.com./
Shtuar më 06/03/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori