Doli nga burgu pak muaj më parë, arrestohet "i tmerrshmi" i Korçës
Policia e Korçës ka vënë në pranga Andi Mullallin.

Mullalli është një emër i njohur për drejtësinë i cili doli nga burgu disa muaj më parë.

Ai po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5 pranë gjimanzit "Themistokli Germenji" ku u arrestua nga policia ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri.

Ai është dënuar pasi ka grabitur një person tjetër dy vite më parë nën kërcënimin e armës.

Klaus (Andi) Mullalli, në 2018 ka arritur të grabisë shumën prej 400 mijë lekësh dhe 130 eurosh në fshatin Boboshticë-Korçë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori