Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Një i ri është vrarë me armë
gjahu nga shoku i tij me të cilin kishte dalë për
gjueti.
Policia njofton se shtetasi me iniciale R.XH teksa ka qenë për
gjueti me shokun e tij shtetasin me iniciale G.K, e ka plagosur këtë të fundit me armë
gjahu çifte.
Policia njofton se 27-vjeçari, banues në Maqellarë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Po ashtu
policia ka shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte, 18-vjeçarin me iniciale R.XH.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për
gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë
gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 17/12/2020,
ora 16:07