Banorët e
Astirit, të cilët nuk lejojnë prishjen e shtëpive të tyre, janë shfaqur pasditen e kësaj të marte me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë” “Duam pronat tona", e të revoltuar dhe duke brohoritur njëherazi, kanë djegur edhe një sërë gomash e kazanesh.
Pikërisht për këtë, policia ka
shoqëruar disa persona në
komisariat.
Të dhënat e para tregojnë se ata janë
shoqëruar drejt komisariatit nr.6, ndërkohë qe Rama tha vetëm pak minuta më parë, se nuk do të kishte negociata për këtë punë me banorët dhe se Unaza do të bëhej.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 23:40