Një tjetër lajm i zi vjen nga PS, ku mësohet se ka ndërruar jetë babai i deputetes socialiste Elona
Gjebrea.
Lajmin për
humbjen e të atit e ka bërë me dije vetë
deputetja, me anë të një statusi në
Facebook.
Ajo thotë se do ta kujtojë gjithmonë si një baba model, gjysh shembullor dhe bashkëshort ideal.
"Me hidherim të thellë, ju njoftoj për
humbjen e babait tim, Shpëtim
Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal.
Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e të dashur. Sa shumë do na mungosh babush! Bota pa ty do jetë tani më e vogël!"- shkruan
deputetja në
Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2020,
ora 19:42