Misteri i "Livadheve", aty ku zhduken provat e vrasjeve në Shkodër
Dy vëllezërit Astrit dhe Brahimi Bilali janë ekzekutuar ditën e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës.

Kujtojmë se djali i Astrit Bilalit, Asmer Bilali u arrestua disa muj më parë në operacionin e kapjes së grupi kriminal të Bajrajve.

Ndërkohë që në Livadhe është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Kujtojmë se zona e Livadheve është një zonë strategjike për të fshehur krimin pasi dhjetra raste kanë përfunduar me zhdukje provash po në këtë zonë.

Albeu.com mëson se një numër i madh vrasjesh të ngjashme në Shkodër kryhen pikërisht në këtë zonë për një sërë arsyesh.

E para, lidhet me natyrën informale të lagjes ku banorët janë kryesisht të zbritur në zonë dhe e njohin pak njeri-tjetrin duke vështirësuar kështu edhe identifikimin e autorëve.

Krahas kësaj, zona është në breg të liqenit të Shkodrës, larg syrit të kureshtarëve, ç'ka i mundëson personave që kryejnë krime të tilla që të mos lenë gjurmë.

Gjatë viteve të fundit në këtë zonë janë gjetur të paktën katër viktima, të cilët ose janë ekzekutuar aty ose janë vrarë diku tjetër dhe më pas janë hedhur aty.

Muajve të fundit në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të mistershme, të cilat nuk janë zbardhur asnjëra. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori