U aksidentua me Vespan, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare operatori i emisioneve investigative në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare operatori i njohur i emisioneve investigative në Shqipëri.  Gert Hoxha humbi jetën në një aksdient tragjik me motorin e tij “Vespa”.

Përveç se operator, Gert Hoxha ka qenë i apasionuar pas Vepsas dhe themelues i Vespa Club Tirana.

Prej më shumë se 20 vitesh ai ka punuar në media, kryesisht në formatet investigative në Top channel, Agon Channel e së fundi në Tv Klan.

“Mjeshtër i kameras, i këmbënguljes e pasionit në çdo gjë që bënte, Gerti do të mbetet në zemrën e atyre, që e deshën dhe memorien e atyre, që e njohën. Stafi i emisionit “Stop” i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të Gertit dhe i gjendet pranë në këtë humbje të pazëvendësueshme! Gert! Shijo parajsën sic thithe cdo grimcë të jetës!”, thuhet në një postim të emisionit “Stop”, në Instagram.


Shtuar 24.07.2023 14:10