Rreth dy muaj më parë dha
dorëheqjen kreu i
Tatimeve në Sarandë, Alket Qendro, ndërkohë që është bërë me dije sot,
emri që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.
Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se në vend të Qedros është emëruar Mikel Sterjopullo i cili ka punuar prej vitesh në këtë institucion si inspektor.
Në fakt dorëheqja është kërkuar nga drejtoresha e Përgjithshme e
Tatimeve me argumentin e rifreskimit të strukturave, por Qëndro është shprehur se
dorëheqjen e ka dhënë pasi do të marrë një tjetër detyrë.
Shtuar më 31/10/2019,
ora 22:56