Dështon sërish pretenca për Shullazin dhe ushtarët e tij
Pëlqej
Ka dështuar sërish pretenca për Emiljano Shullazin dhe ushtarët e tij.

Burime nga Gjykata e KrimeveRënda bëjnë me dije se pretenca është shtyrë më datë 2 tetor.

Kjo për shkak të mungesës së një avokati dhe të akuzuarëve.

Në Gjykatën e KrimeveRënda nisi nën masa të rrepta sigurie seanca për pretencën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e prokurorëve të kësaj çështje, ata janë Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Pas mungesës së të pandehurve, seanca është shtyrë për të martën tjetër. Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.

Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. /albeu.com/



Shtuar më 25/09/2018, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori