Rrufetë pushtojnë Tiranën, Elbasanin dhe Krujën, ndiqni LIVE ç’po ndodh në qiell

Shqipëria e mesme është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë orëve të mesditës duke bërë që disa rrugë tani në Tiranë të jënë nën pushtetin e ujit.

Reshjet e dendura nisën rreth orës 13:00 dhe kanë përfshirë zonat e Tiranës, Krujë, Elbasanit, Lushnjes dhe të tjera përreth, ndërsa krahas shiut po bien edhe shumë rrufe.

Në foton e mësipërme mund të shihni zonat që janë goditur më shumë prej rrufeve gjatë orës së fundit.

KËTU mund të ndiqni LIVE shkarkimin e rrufeve në territorin e Shqipërisë.

Mësoni më tepër mbi MOTIN në vijim. /albeu.com


Shtuar 12.06.2023 13:44