Dënohet me burg djali i ish-ministres së diktaturës
9 muaj burg për djalin e ish-ministres së dikturës Themie Thomai.

Gjykata e Tiranës ka dënuar 48-vjeçarin">48-vjeçarin Ilir Prifti si pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, agjentve doganorë, tregtarë të cilët kontrabandonin makina luksoze kryesisht "Range Rover".

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin">48-vjeçarin Ilir Prifti , i vënë nën hetim nga Prokuroria në maj të 2018 ndërsa në seancën ndaj tij, trupi gjykues argumentoi se ai, në atë kohë me detyrë doganier, ka patur përgjegjësi funksionale të verifikojë praktikën doganore, të përcjellë nga doganieri.

Sipas Gjykatës, me dashje pa kryer asnjë verifikim dokumentacioni i ka vulosur të dyja dokumentat, si të falsifikuar ashtu edhe atë original.

Është konstatuar përmes dy dokumentave, një oprigjinal dhe një fotokopje në njërin prej të cilëve ndryshon cilindri i mjetit. Doganieri në këtë rast me mosveprimin e tij, ka favorizuar një shtetase duke sjellë shamngien e vlerës prej rreth 193 042 lekë.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Ahmet Metaliaj, në përfundim të gjykimit, vendosi dënimin e tij me 9 muaj burgim, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, e parashikuar në Kodin Penal.

Shtuar më 21/02/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori