Shoferi përplaset me kamionin e parkuar në Elbasan, plagoset një 56-vjeçar

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh. Kamioni me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit. 56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me 63-vjeçarin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti./Albeu.com


Shtuar 18.09.2023 14:22