Del ekspertiza, 26-vjeçari në Peqin u bë shoshë nga 27 plumba
Mbrëmjen e kaluar në Peqin ndodhi një atentat me armë zjarri ku humbi jetën një i ri dhe u lëndua rëndë miku i tij.

24 orë pas ngjarjes është zbardhur ekspertiza e atentatit në Peqin, ku mbeti i vdekur Andi Zylyfi.

Mësohet se viktima është qëlluar me 27 plumba dhe në momentin që është qëlluar ka qenë në lokal.

26-vjeçari Andi Zylyfi u vra një natë më parë me breshëri plumbash në afërsi të fshatit Përparim në Peqin.

Gjithashtu i plagosur mbeti shoku i tij, Ardit Uruçi, i cili mori një plumb në kokë dhe disa në këmbë. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2019, ora 20:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori