Vladimir Putin “pret kokën” e kreut të agjencisë ruse të hapësirës

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar kreun e agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin.

Ai e kishte mbajtur këtë detyrë gjatë pesë viteve të shkuara.

Gjatë kësaj kohe ai është bërë i njohur si një nga personat me në zë në administratën ruse.

Shkarkimi i tij u njoftua në faqen e internetit të Kremlimit në një deklaratë që nuk jepte asnjë tregues se vendimi ishte firmosur nga presidenti Putin.

Ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta mbi shkaqet që çuan në këtë shkarkim.