Në 24 orët e fundit në Itali raportohen 619 të vdekur dhe 4.694 të
infektuar duke shënuar rritje shqetësuese krahasuar me ditën e djeshme dhe me trendin shpresëdhënës të disa ditëve të muajit prill.
Ka shkuar në 19.468 numri i viktimave dhe në 152.271 numri i të
infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 20.79
njerëz duke e çuar në 32.534 numrin e
përgjithshëm të të
infektuarve që e
mundën koronavirusin.
Një ditë më parë ishin 570 të vdekur dhe 3.951 të
infektuar që u evidentuan përmes testeve në të gjithë Italinë.
Shtuar më 11/04/2020,
ora 18:08