“Familja e Aleks Nikës nuk pranoi asnjë lekë”, Artan Hoxha: Berisha, Rama dhe Basha nuk u morën kurrë në pyetje për 21 janarin

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se familja e Aleks Nikës dhe ai kanë kërkuar që çështja e 21 janari të kalojë në SPAK, pasi e kanë humbur besimin në Prokurorinë e Tiranës.

Hoxha tha në emisionin “Now” se në 12 vjet, prokuroria e Tiranës nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, duke filluar nga Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, presidenti i asaj kohe Bamir Topi, dhe ish-prokurorja Ina Rama.

“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrtë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishën, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13? Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara asnjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha. /albeu.com

 


Shtuar 23.01.2023 22:33