Dalin detajet e para, si u ekzekutua për vdekje 28-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një 28-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 në zonën e Astirit.

"Në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen" thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2020, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori