COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku
Një mjek i njohur ka humbur betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta të Dr. Ilirjan Draçit, drejtorit të Poliklinikës së Specialiteteve në Njësinë nr.2.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi! Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”, tekson Manastirliu.

Shtuar më 17/11/2020, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori